Çfarë e shqetëson Sali Berishën? Meçe: Gjyqi ndaj tij, ngjarja më e rëndësishme e 35 viteve!

Çfarë e shqetëson Sali Berishën? Meçe: Gjyqi ndaj tij, ngjarja më e rëndësishme e 35 viteve!

Analisti Arben Meçe, i ftuar në “Real Story”, ka komentuar zhvillimet e fundit rreth procesit gjyqësor ndaj kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, duke e cilësuar atë si një nga ngjarjet më të rëndësishme të 35 viteve të fundit në vend. Sipas Meçes, në Shqipëri është instaluar një mekanizëm i “gjysmë të vërtetave”, që sipas tij, përthithen dhe amplifikohen më shpejt kur janë kundër qeverisë, ndërsa zhvillime të rëndësishme si gjyqi ndaj Berishës kalojnë në heshtje mediatike dhe kjo nuk është rastësi. Analisti e konsideroi çështjen ndaj Berishës si tepër serioze, duke e lidhur me episode të së shkuarës politike në vend, si kriza e vitit 1997, ngjarjet e 14 shtatorit 1998 dhe 21 janarit 2011. Sipas tij, Berisha në të kaluarën ka...