Çfarë diskutoi Rama në takimin me deputetët dhe drejtues të bashkisë së Vlorës?
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në qytetin e Vlorës me deputetët e qarkut dhe përfaqësues të administratës së bashkisë. Rama kishte mbërritur në Vlorë nga Dhërmiu, ku ndodhej që prej datës 14. Rreth orës 11:15 ai iu drejtua zonës së Plazhit të Vjetër, ku u prit nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe deputetja e qarkut, Erjona Ismaili, si edhe nga kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini. Takimi zgjati rreth një orë dhe gjatë diskutimeve kryeministri u ndal te projektet që po zhvillohen aktualisht në qytetin e Vlorës, si dhe te përgatitjet për sezonin e ardhshëm turistik. Në fokus të bisedës ishte ecuria e investimeve publike dhe rëndësia e koordinimit mes pushtetit vendor dhe institucioneve qendrore për përfundimin në kohë të projekteve. Sipas informacioneve, Rama ka...
Burimi:
opinion.al