Çështja “Gërdeci”/ Ish-ministri i mbrojtjes, Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka

Çështja “Gërdeci”/ Ish-ministri i mbrojtjes, Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka

Ish-ministri i mbrojtjes, Fatmir Mediu ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Përmes avokatit të tij, referuar një vendimmarrje të Gjykatës së Lartë të korrikut 2025, Mediu pretendoi se gjyqtarja Irena Gjoka nuk mund të ishte gjyqtare e çështjes. Sipas avokatit, gjyqtarja paraprake mund të jetë gjyqtare e çështjes në themel vetëm kur gjykimi është i shkurtuar, jo i zakonshëm, si në rastin e Mediut.