“Çështja e thjeshtë, por ka presion”/ Pse s’po shprehet Kushtetuesja për Ballukun? Ish-prokurori: Po dëmtohen hetimet

“Çështja e thjeshtë, por ka presion”/ Pse s’po shprehet Kushtetuesja për Ballukun? Ish-prokurori: Po dëmtohen hetimet

Ish-prokurori Besnik Muçi teksa komentoi çështjen ‘Balluku’, për të cilën SPAK kërkon arrestimin, pohoi se Gjykata Kushtetuese duhej të ishte shprehur me vendimin e saj. I ftuar në një studio televizive, Muçi tha se Gjykata ndihet nën presion, ndonëse çështja sipas tij është shumë e thjesht. Ai tha se Komisioni i Venecias duhej të ishte shprehur para seancës plenare për çështjen Balluku. “Sot gjykata Kushtetuese nuk shprehet prej 1 muaj. Nuk shprehet! Rrëzojë kërkesën, prano kërkesën e Ramës dhe rrëzo SPAK-un. Pse se bën? Ka dështuar reforma në drejtësi! Gjykata Kushtetuese nuk ka guximin të shprehet, edhe pse është çështje e thjesht, nuk ka guxim që të shprehet. Duhet investiguar se pse nuk shprehet gjykata! Për këtë çështje nuk ka nevojë për kohë. Çështja është...