Çështja “Balluku”, Rama: Ka pasur debat me disa nga partnerët, por nuk ka asnjë frenim në rrugën tonë drejt BE
Kryeministri Edi Rama deklaroi se refuzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut nuk frenon përparimin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian. Në një konferencë për shtyp, Rama theksoi se vendimi i djeshëm u interpretua gabimisht dhe nuk përbën pengesë në reformat e drejtësisë. “Nuk ka asnjë frenim në rrugën tonë drejt BE-së dhe nuk ka asnjë diskutim mbi vullnetin tonë për të vijuar me pavarësimin e drejtësisë. Ky nuk është një rast korrupsioni; Prokuroria nuk ka ngritur akuzë për korrupsion. Hetimi mund të vazhdojë pa pengesa dhe inkurajoj prokurorinë të ndjekë çdo pistë të mundshme,” u shpreh Rama. Ai shtoi se ka pasur debate me disa partnerë ndërkombëtarë mbi qasjen ndaj çështjes, por këto diskutime kanë qenë konstruktive dhe nuk përbëjnë...
Burimi:
vizionplus.tv