Çështja Balluku, PD kërkesë Kuvendit për mbledhjen e Këshillit të Mandateve më 23 dhjetor

Çështja Balluku, PD kërkesë Kuvendit për mbledhjen e Këshillit të Mandateve më 23 dhjetor

Partia Demokratike, ka bërë ditën e sotme, 22 dhjetor, një kërkesë në Parlament, që ditën e martë, më 23 dhjetor të mblidhet Këshilli i Mandateve për çështjen “Balluku”. Ka qenë kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili shprehu kërkesën për mbledhjen e Këshillit të Mandateve të martën, ora 11:00. Kujtojmë se mbledhja e të premtes, pas 5 orësh debat, u mbyll pa u rënë dakord për datën e mbledhjes së radhës, ku do të diskutohet për kërkesën për heqjen e imunitetit, pasi të gjithë anëtarët e këshillit dhe pala e akuzuar të jenë njohur me materialin voluminoz me prova dhe argumenta që janë depozituar nga prokurori i çështjes. Avokati i Balluku, i pranishëm në mbledhje, kërkoi 3 javë kohë për t’u...