Çështja “Balluku”, PD këmbëngul të mblidhet Këshilli i Imunitetit: Nuk ka më asnjë alibi

Çështja “Balluku”, PD këmbëngul të mblidhet Këshilli i Imunitetit: Nuk ka më asnjë alibi

Opozita ka vijuar me kërkesën e saj për të mbledhur Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për zv/kryeministren Belinda Balluku. Gazment Bardhi deklaroi në një prononcim për mediat, sot 6 janar, se kërkesa e anëtarëve të opozitës është e bazuar në rregulloren e Kuvendit. Ai theksoi se nga sot, mazhoranca nuk ka më asnjë alibi për të mos e thirrur mbledhjen. “Ne do të vijojmë të këmbëngulim për shqyrtimin pa vonesa të kërkesës së SPAK. Sot ka skaduar edhe afati tre javë kohë që i dhanë të pandehurës Balluku. Nuk ka më asnjë alibi për të mos thirrur mbledhjen. Nga nesër çdo sekondë vonesë nga thirrja e mbledhjes nënkupton shpërdorim detyre, pra kryerjen e një krimi nga...