Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro

Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro

Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi sot nga Foltorja me demokratët e degëve 8 dhe 10, se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Belinda Ballukun po diktohet politikisht nga kryeministri Edi Rama. Sipas tij, Rama ka urdhëruar që vendimi sonte të merret me 5 vota pro, me qëllim mbrojtjen e Ballukut dhe, sipas Berishës, mbrojtjen e “karriges së pushtetit” të vetë kryeministrit. Berisha: Në një kohë, në të cilën sot, në këtë moment që jemi të mbledhur, organizata kriminale e Edi Ramës ka urdhëruar gjykatësit të votojnë në mbrojtje të Lubi Ballukut. Sot, në momentin që mblidhemi këtu, organizata kriminale voton kundër interesave më jetike të çdo qytetari shqiptar.Voton që një grup hajdutësh, të cilin nuk e ka pasur kurrë në histori Shqipëria, i cili ka vjedhur...