Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën e prokurorisë për të rënduar masën e sigurisë
Analisti politik Mentor Kikia tha se çështja “Balluku” duhet ndarë nga dinamikat politike që u kthyen në kryetemën e mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së. I ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus, Kikia u shpreh se mazhoranca është në të drejtën e saj të mos votojë kërkesën e prokurorisë për rëndimin e masës ndaj znj.Belinda Ballukut. Ai argumentoi se pezullimi nga detyra dhe ndalim i daljes jashtë vendit, konsiderohen masa të mjaftueshme nga prokuroria, duke qenë edhe kërkesa fillestare e saj. Pjesë nga biseda: Kikia: Do doja që në këto zhvillime të ndaja çështjen Balluku nga çështja që u shndërrua në kryetemën e mbledhjes së PS. Partia Socialiste është në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën e prokurorisë për...
Burimi:
vizionplus.tv