Çështja Balluku, Këshilli për Mandatet dhe Imunitetin mblidhet më 28 janar

Çështja Balluku, Këshilli për Mandatet dhe Imunitetin mblidhet më 28 janar

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet më 26 janar për të shqyrtuar çështjen e imunitetit të zv.kryeministres, Belinda Balluku. Me Urdhrin nr. 3, datë 12.01.2026, është thirrur mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në datën 28 janar 2026, ora 12:00, në Kryesinë e Kuvendit, për vijimin e shqyrtimit procedural të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, që ka për objekt dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit, sipas procedurave të parashikuara nga Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit.