Çështja ‘Balluku’, ish-ministri i PS sulmon Ramën: Imuniteti s’mund të kthehet në privilegj, fatale për vendin
Ish-ministri i Brendshëm i PS-së, Sander Lleshaj, i lavdëruar në atë kohë nga kryeministri Edi Rama, ka bërë një analizë mbi ndryshimet e fundit në qeverinë socialiste, çështjen “Balluku”, përplasjet politike dhe rolin e drejtësisë. Në intervistën për gazetën ‘Panorama’, Lleshaj thekson se promovimi i të rinjve në poste të larta nuk duhet të bëhet në kurriz të përvojës dhe integritetit, ndërsa imuniteti parlamentar nuk duhet të shndërrohet në mburojë për skandalet politike. Sipas Lleshajt, ndryshimet e fundit në qeveri nuk sjellin cilësi të re, por janë thjeshtë reagime ndaj presioneve të brendshme dhe të jashtme. Ai apelon se e vetmja rrugë për përmirësime është reforma e thellë e sistemit politik dhe demokracia brenda partive. Intervista: Z. Lleshaj, si i lexoni nga këndvështrimi juaj politik...
Burimi:
sot.com.al