Çështja Balluku e zvarritur/ “Janë larva”, Berisha sulmon gjyqtarët: Pa dinjitet e pa karakter
Ish-kryeministri Sali Berisha nuk i ka kursyer kritikat ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke i akuzuar për mungesë karakteri dhe dinjiteti, pas zhvillimeve lidhur me çështjen e “Ballukut”, për të cilën nuk ka ende një vendim sa i përket pezullimit të saj nga detyra nga GJKKO. Berisha u shpreh se gjyqtarët e Kushtetueses “pranojnë çdo lloj poshtërimi dhe vetëposhtërimi” dhe janë “pa karakter, pa dinjitet, pa shtyllë kurrizore”. Ai shtoi se kjo sjellje është rezultat i frikës dhe tmerrit ndaj, siç e quajti ai, “diktatit të Edi Ramës”. Berisha: A ka turp më të madh se ata gjykatës që dihet të jetë gjykatësit më epror tanët, të shqiptarëve, të vendit, të shteti, që trajtojnë vetën si larva, pa karakter, pa dinjitet, pa shtyllë kurrizore, pa...
Burimi:
sot.com.al