Çështja Balluku-“Bllokoi mbledhjen e Këshillit të Mandateve”/ Grupi Parlamentar i PD kallëzon për “Shpërdorim detyre” Niko Peleshin

Çështja Balluku-“Bllokoi mbledhjen e Këshillit të Mandateve”/ Grupi Parlamentar i PD kallëzon për “Shpërdorim detyre” Niko Peleshin

Grupi Parlamentar i PD kallëzon për “Shpërdorim detyre” Kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi. Shkak është bërë sipas PD-së, bllokimi i mbledhjes së Këshillit të Mandateve për çështjen Balluku.  Grupi Parlamentar i PD-së ka bërë disa herë kërkesë drejtuar Kuvendit, për të mbledhur Këshillin e Mandateve për çështjen që lidhet me zv.kryeministren Belinda Balluku, për të cilën SPAK kërkon arrestimin e saj. Ndërkohë, Peleshi pavarësisht kërkesave, nuk ka mbledhur Këshillin. Bashkëlidhur njoftimi për shtyp i Grupit Parlamemtar të Partisë Demokratike.  NJOFTIM PËR SHTYP  Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar kallëzim penal për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, ndaj Kryetari të Kuvendit Niko Peleshi.  Rezulton se me shkresën nr. 43019 prot., datë 16.12.2025, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur kërkesën për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së...