Çështja ‘Balluku’, Bardhi reagon ndaj Ramës për ndryshimet ligjore: Firmosja është ndërhyrje politike
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar për ndryshimet ligjore që do të prezantohen për nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale. Bardhi thotë se Rama po përpiqet ta shndërrojë hetimin ndaj Belinda Ballukut në një debat teorik për ndarjen e pushteteve. Ai shkruan se kjo është ndërhyrje politike për të dobësuar hetimin dhe krijuar imunitet të ri për pushtetin. Bardhi thekson se kërkesa për arrestimin e Ballukut po trajtohet sikur nuk ekziston, teksa ndërkombëtarët e kanë bërë të qartë se procedura duhet të vijojë. “Kur frika nga humbja e pushtetit bëhet parim; fotografitë ceremoniale as nuk krijojnë imunitet politik, as nuk zëvendësojnë ligjin. Edi Rama po përpiqet ta shndërrojë një hetim penal ndaj Belinda Ballukut në një debat teorik për ndarjen e...
Burimi:
sot.com.al