“Central fotovoltaik në Kavajë”, cilat janë vendimet e sotme të Këshillit të Ministrave
Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë më 28 janar 2026, miratoi një paketë vendimesh me rëndësi në fushën e administrimit publik, energjisë, kadastrës, inovacionit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Kështu, sipas një njoftimi nga Agjencia për Media dhe Informim, qeveria vendosi krijimin e bazës së të dhënave shtetërore “Regjistri qendror i bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (kadastra fiskale)”, me synim përmirësimin e administrimit dhe transparencës së informacionit mbi pasuritë e paluajtshme në vend. Gjithashtu, u miratua buxheti i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për vitin 2026, duke garantuar vazhdimësinë e funksionimit dhe zhvillimit të shërbimeve kadastrale. Në fushën e energjisë, Këshilli i Ministrave miratoi ndërtimin e një centrali gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, me kapacitet të instaluar 95...
Burimi:
javanews.al