Ç’duhet të dini për paketën e re të ndryshimeve në Kodin Penal
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ndryshime të gjera dhe thelbësore në Kodin Penal, në kuadër të përafrimit të legjislacionit shqiptar me të Bashkimit Evropian dhe forcimit të luftës kundër krimit të organizuar, terrorizmit, korrupsionit dhe shkeljeve të rënda ndaj të miturve. Ndryshimet e votuara përfshijnë një paketë të gjerë masash që prekin juridiksionin penal, rritjen e dënimeve, zgjerimin e veprave penale dhe shtimin e garancive për mbrojtjen e interesit publik dhe të drejtave themelore. Fokus te mbrojtja e fëmijëve dhe krimet seksuale Një nga shtyllat kryesore të ndryshimeve lidhet me ashpërsimin e dënimeve për krimet seksuale ndaj fëmijëve. Kodi Penal tashmë parashikon dënime deri në 20 vjet burg, apo edhe minimum 20 vjet në rastet kur veprat sjellin vdekjen ose vetëvrasjen e të miturit. Për...
Burimi:
javanews.al