Caktohet me short trupa gjykuese që do të shqyrtojë dosjen e Erion Veliajt, tre gjyqtarët
Është hedhur shorti për përzgjedhjen e trupës gjykuese që do të shqyrtojë dosjen ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.Trupa do të përbëhet nga tre gjyqtare, kryesuese do të jetë Engjëllushe Tahiri, ndërsa dy anëtaret do të jenë Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj. Kujtojmë që më 9 shkurt, Gjykata e Posaçme vendosi të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, si edhe 28 personave e shoqërive pjesë e së njëjtës dosje. Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, pasi akuzohet se, së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, ndërtuan një skemë komplekse korrupsioni dhe pastrimi parash për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e bashkisë së kryeqytetit dhe ryshfete nga biznesmenë kontraktorë...
Burimi:
vizionplus.tv