Bypass-i i Shëngjinit/ Rama: Investim kyç për lehtësimin e trafikut dhe zhvillimin e turizmit në Lezhë
Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar ecurinë e punimeve në kantierin e Bypass-it të Shëngjin, duke e cilësuar atë si një investim madhor në infrastrukturën rrugore. Sipas tij, ky projekt pritet të ndikojë ndjeshëm në reduktimin e trafikut gjatë sezonit veror, si dhe të japë një shtysë të re për zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës së Lezhë. “Kantieri i Bypass-it të Shëngjinit, një investim madhor i infrastrukturës rrugore, që do të ketë një impakt pozitiv në reduktimin e trafikut përgjatë sezonit veror, por dhe për zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë dhe turizmit në Lezhë”, tha tha kryeministri Rama.
Burimi:
javanews.al