Bylykbashi: Opozita do ta vërë Ramën në ‘offside’ për reformën territoriale, më herët kemi propozuar 95 bashki

Bylykbashi: Opozita do ta vërë Ramën në ‘offside’ për reformën territoriale, më herët kemi propozuar 95 bashki

Deputeti dhe njëkohësisht nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka shpjeguar strategjinë e opozitës lidhur me hartën e re territoriale, duke theksuar se pjesëmarrja në proces është thelbësore për të mos i dhënë mazhorancës legjitimitet të njëanshëm. Gjatë bisedës me moderatoren Armela Ferko, Bylykbashi u shprehu se, Edi Rama ndodhet në një pozicion të vështirë politik dhe mund të tentojë ta shkatërrojë qëllimisht procesin, duke i lënë gjërat siç janë. ‘Detyra jonë është ta vëmë Ramën në offside, pra të tregojmë që është në faull,’ u shpreh ai. Ai bëri të ditur se PD-ja nuk nis nga zero. Para tre vitesh e gjysmë, ai ka drejtuar një grup pune që ka konsultuar qarqe të ndryshme dhe ka përgatitur një projektligj zyrtar për ndarjen territoriale me...