Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Buxheti i Bashkisë Berat, PD: 89% e taksave për paga patronazhistësh, vetëm 11% për investime
Miratimi i buxhetit të Bashkisë Berat për vitin 2026 ka sjellë reagime të forta nga degë e Partisë Demokratike në qytet. Kryetari i PD-së Berat, Kasion Hasimetaj, deklaroi se sipas këtij buxheti, shumica e taksave të qytetarëve përfundojnë në xhepat e patronazhistëve politikë. “89% e buxhetit shkon për pagat e administratës dhe vetëm 11% për investime kapitale. Pra, ky buxhet shkon thuajse i gjithi për të paguar një administratë të fryrë me patronazhistë. Rritja e numrit të bizneseve dhe të ardhurat e sigurta nga vetë bashkia kanë një rritje të papërfillshme. Bujqësia është lënë totalisht pa mbështetje, në funksion të saj janë lënë vetëm 4.2% e buxhetit, edhe pse ky sektor është burimi kryesor i të ardhurave për mbi 35% të popullsisë së bashkisë,” tha...