Bushati: Rama kërkon që drejtësia të mos i shkojë në gardhin e shtëpisë së tij, do të përplaset me BE
Analisti Andi Bushati deklaroi se konstatimet e Ramës për drejtësinë janë në masë të madhe të vërteta, por shtoi se kryeministri nuk niset nga halli se drejtësia duhet të përmirësohet, por ka shqetësimin që drejtësia të mos shkojë “në gardhin e shtëpisë së tij”. “E mban mend fjalën e Dumanit? E ka patur refren një vit opozita dhe kritikët e SPAK-ut. Ishte rehat Rama atëherë se i njëjti standard aplikoi edhe kundër opozitës. Po ta shohësh gjithë fjalimi i Ramës i ka të elaboruar dhe të mbështetur, pra a kemi sot ne një drejtësi represive? Po e kemi. A ka të drejtë Rama kur thotë se më shumë ka principi i heqjes së lirisë, sesa principi i prezumimit të pafajësisë? Ka një gjë, e para...
Burimi:
ntv.al