Bushati: Mirë e ka Salianji që kandidon, por ajo parti është pronë e Berishës, si nuk e paska kuptuar…?!
Analisti Andi Bushati komentoi kandidimin e Ervin Salianjit në zgjedhjet për kryetar të PD-së. Bushati tha se Salianji ka të drejtë të kandidojë dhe të kërkojë një parti më të mirë dhe demokratike, por u shpreh i habitur për faktin që Salianji nuk e ka kuptuar se që kur ai është anëtarësuar në këtë parti, PD ka qenë parti autokratike dhe pronë e Berishës dhe do të mbetet gjithmonë e tillë. “Këto që dëgjuam nga Salianji dhe ato që ka thënë që kur ka nisur lëvizjen, i firmos 100%. Janë gjëra bazike për demokracinë brenda partive. Ai ka të drejtë të kandidojë, të kërkojë PD më të mirë, më të hapur, moderne, është e drejtë legjitime. Aty ku kam problem me Salianjin, të ankohesh që...
Burimi:
ntv.al