“Burri më i neveritshëm në tavolinë”, Berisha zbulon detajet: Ja pse Rama u thirr me urgjencë në Bruksel
Kreu i PD-së Sali Berisha foli me demokratët dhe qytetarët në foltoren e radhës përpara kryeministrisë. Berisha theksoi edhe një herë se opozita me protestën e 20 shkurtit arriti t’i tregojë mbarë botës revoltën e saj ndaj organizatës kriminale të Ramës. Më tej, kryedemokrati shtoi se nuk ishte rastësi shkuarja e Ramës në Bruksel me urgjencë ku iu kërkua shkarkimi i zv.kryeministres Belinda Balluku dhe heqja e imunitetit. Berisha tregoi edhe një histori me Ramën gjatë kohës së tij si kryeministër, duke e quajtur si “burri më i neveritshëm në tavolinë”. Berisha: Së pari ja dolëm me revoltën tonë, mbrojtëm nderin e Shqipërisë, shqiptarit. Dinjitetin e shqiptarëve, dinjitetin e Shqipërisë. I thamë mbarë botës, vërtet kemi një kryeministër super hajdut që ka përdorur të gjithë...
Burimi:
sot.com.al