Burimi: 3 sulmet frontale që po rrethojnë Ramën
Burimi: 3 sulmet frontale që po rrethojnë Ramën Qeveria shqiptare po përballet me atë që është cilësuar si një “sulm i trefishtë frontal”, i cili kombinon presionin politik ndërkombëtar, ndikimin e krimit të organizuar dhe një krizë ekonomike të afërt, që kërcënon të godasë drejtpërdrejt qytetarët. I këtij mendimi është analisti, Genc Burimi, i cili i ftuar në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv, tha se ‘sulmi’ i parë vjen nga fronti i demokracisë, përmes raporteve ndërkombëtare që tregojnë se Shqipëria është ende larg përmbushjes së kritereve themelore për integrimin në BE, duke ngecur te kapitujt themelorë. Fronti i dytë është ai i lidhjes së ekonomisë me krimin e organizuar, ku Burimi theksoi se mafia dhe pastrimi i parave, veçanërisht në sektorin e ndërtimit, mbeten...
Burimi:
sot.com.al