‘Burgu masa e fundit’, ndryshon Kodi Penal për të Miturit, fëmijët marrin më shumë garanci procedurale
Qeveria ka hedhur për konsultim publik një projektligj të ri që synon të forcojë ndjeshëm të drejtat e të miturve që kryejnë vepra penale. Ndryshimet dhe shtesat në Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur vijnë si nevojë e procesit të integrimit, ku Brukseli kërkon harmonizimin e legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian, duke garantuar një proces penal më të drejtë, më mbrojtës dhe më miqësor për fëmijët. Projektligji parashikon një sërë garancish të reja procedurale për të miturit e dyshuar apo të pandehur, duke nisur nga e drejta për t’u informuar në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme për të drejtat e tyre, që në fazat më të hershme të procedimit. Risi e rëndësishme është përfshirja më aktive e prindit, përfaqësuesit ligjor ose një personi...
Burimi:
sot.com.al