Bruksel, Balla me reporterin për Shqipërinë: Negociatat mbyllen në 2027, ritmi nuk ndalet
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Bashkëkryetar i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri (SAPC), Taulant Balla zhvilloi në Bruksel një takim me Raportuesin për Shqipërinë, Andreas Schieder. Gjatë takimit, Balla falënderoi eurodeputetin Schieder për Draft-Rezolutën e publikuar nga Parlamenti Europian dhe për vlerësimin pozitiv të shprehur ndaj progresit të Shqipërisë në rrugën e integrimit. Në fokus të diskutimit ishte ecuria e negociatave të anëtarësimit dhe objektivi strategjik për përmbylljen e negociatave teknike brenda vitit 2027. Balla rikonfirmoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për të ruajtur ritmin e deritanishëm, duke theksuar hapjen e të gjithë grupkapitujve në kohë rekord gjatë vitit të kaluar dhe gatishmërinë për të avancuar drejt mbylljes së kapitujve sapo të përmbushen kushtet përkatëse. Në këtë kuadër, u vlerësua roli i...
Burimi:
javanews.al