Brenda Parlamentit Evropian, për herë të parë afate konkrete për mbylljen e negociatave të Shqipërisë

Brenda Parlamentit Evropian, për herë të parë afate konkrete për mbylljen e negociatave të Shqipërisë

Zgjerimi i Bashkimit Evropian përbën një përgjigje strategjike ndaj realitetit të ri gjeopolitik dhe një investim kyç për sigurinë dhe stabilitetin e Unionit, thuhet në një raport të miratuar të mërkurën nga Komisioni i Punëve të Jashtme i Parlamentit Evropian (AFET).Raporti u miratua me 44 vota pro, 11 kundër dhe 8 abstenime, dhe thekson se kostoja e moszgjerimit do të ishte më e lartë se ajo e anëtarësimit, duke rritur rrezikun e krijimit të zonave gri gjeopolitike, të cenueshme ndaj ndikimeve destabilizuese dhe ndërhyrjeve të aktorëve të jashtëm.Për herë të parë, siç ka mësuar Albanian Post, një organ kaq i rëndësishëm i Bashkimit Evropian mbështet me afate konkrete ambicien për mbylljen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë.Në raport vlerësohet progresi domethënës i Malit të Zi...