“Brenda BE-së, nuk është bamirësi”/ Vendimi i qeverisë së Kosovës, Rama: Mirëpresim koordinimin, të ecet përpara

“Brenda BE-së, nuk është bamirësi”/ Vendimi i qeverisë së Kosovës, Rama: Mirëpresim koordinimin, të ecet përpara

Kryeministri Edi Rama, reagoi sot lidhur me vendimin e qeverisë së Kosovë për të lëshuar leje të përkohshme qëndrimi për 12 muaj, për pjesëtarët e komunitetit serb pa dokumente të Kosovës dhe për njohjen e kartave të identitetit të lëshuara nga autoritetet serbe. Rama nënvizoi se mirëpret koordinimin ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi Ligjin për të Huajt, duke theksuar se shkatërrimi i strukturave paralele është një punë e vështirë dhe se BE-ja duhet të ecë përpara me aplikimin e Kosovës për anëtarësim. “Ne mirëpresim koordinimin Kosovë – BE mbi Ligjin për të Huajt. Shkatërrimi i strukturave paralele është punë e vështirë. BE-ja duhet të përputhet me atë guxim dhe të heqë masat ndëshkuese, të ecë përpara me aplikimin e Kosovës për anëtarësim. “Një Ballkan...