“Brenda 2 vitesh duhet të përmbushim kriteret për integrimin në BE”, Rama: Sfida më e madhe është siguria ushqimore
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste hapi sot vitin e ri kuvendor, në një mbledhje ku mbajti fjalën Kryeministri i Republikës së Shqipërisë njëherësh Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. Në nisje të fjalës, shefi i qeverisë e vuri theksin te negociatat për anëtarësim në BE dhe theksoi se brenda dy vitesh Shqipëria duhet të përmbushë kriteret për integrim në BE. Ai tha se edhe brenda vetë Partisë Socialiste dhe Grupit Parlamentar, por edhe më gjerë në opinionin publik, mungon një kuptim i plotë mbi peshën reale të sfidave dhe detyrimeve që sjell procesi i negociatave. Ai nënvizoi se integrimi nuk është thjesht përmbushje kushtesh formale, por përballje me një realitet krejtësisht të ri, ku Shqipëria do të jetë pjesë e një tregu prej 450 milionë...
Burimi:
vizionplus.tv