Bregu: Berisha e përdor PD-në për hallet e veta, bën përjashtime kur po shkojmë drejt zgjedhjeve lokale
Pedagogu Zylyftar Bregu ka deklaruar në emisionin “3D” se kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha e përdor këtë forcë politike për interesat e tij. Ai theksoi se Berisha po bën sjellje politike që nuk janë as demokratike dhe as elektorale. “Fakti që Sali Berisha zotëron Partinë Demokratike, nuk kërkon shumë argumente sepse Berisha e dorëzoi Partinë dhe e rimori. Nuk po themi pronën e vet por e ka të vetën. Përderisa e ka të vetën përse e bën këtë sjellje që nuk është as demokratike, përjashton njerëzit, nuk respekton strukturat etj., as elektorale”, u shpreh Bregu. Sipas tij, Shqipëria po shkon drejt zgjedhjeve lokale të vitit 2027 dhe Berisha bën veprimet jo vetëm aspak demokratike, dhe jo elektorale, por që nuk janë as rezultative. “Ne...
Burimi:
javanews.al