Braçe ngre shqetësimet e prodhuesve të qumështit, Salla: Produktet kontrollohen nga ferma deri në tryezë
Në Kuvend u zhvillua një interpelancë mes deputetit të Partisë Socialiste, Erion Braçe, dhe ministrit të Bujqësisë, Andis Salla, me fokus çështjet e sigurisë ushqimore dhe kontrollit të produkteve të qumështit në tregun shqiptar. Braçe solli në vëmendje shqetësimet e fermerëve të zonës së Lushnjes, të cilët pretendojnë se janë dëmtuar nga fushata të sponsorizuara kundër prodhimit të tyre. Ai citoi mesazhe të ardhura nga bujq, ku denoncohej se çmimi i qumështit është ulur ndjeshëm dhe se prodhuesit e vegjël janë detyruar ta derdhin qumështin në kanal. Deputeti theksoi se gjatë muajve janar dhe shkurt u përhap një alarm publik mbi cilësinë e qumështit, duke u folur për rrezikun e aflatoksinës, por sipas të dhënave zyrtare, rastet e konstatuara ishin të pakta dhe të izoluara....
Burimi:
javanews.al