Braçe kritikon ashpër ministrin Vengu: Tha se paratë për t’i shlyer kanë kaluar, por s’janë në buxhet

Braçe kritikon ashpër ministrin Vengu: Tha se paratë për t’i shlyer kanë kaluar, por s’janë në buxhet

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka kritikuar ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu, lidhur me dëmshpërblimet për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet dhe ngricat në sektorin e bujqësisë. Gjatë diskutimeve për buxhetin, Braçe tha se mungojnë pagesat për zonat e Gramshit dhe Delvinës, të cilat, sipas tij, janë goditur dy herë, në muajt nëntor dhe janar, nga përmbytjet e kombinuara me ngricat. Deputeti socialist vuri në dyshim deklaratat e ministrit Vengu, i cili ka pohuar se fondet për dëmshpërblimet janë kaluar. “Ministri i Mbrojtjes tha se paratë janë kaluar për të shlyer këto dëme, por në buxhet nuk i gjej, as në relacion dhe as në seancën që zhvilluam në komision nuk ishin”, u shpreh Braçe, duke theksuar se dëmet kanë prekur si bagëtinë ashtu...