Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat
Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak të Tirana. E ftuar në “Off the Record” në A2 CNN, Kuko u shpreh se nuk dëshiron të japë një koment të plotë për një proces që ende nuk ka marrë formën e një diskutimi politik, por ndau një vlerësim personal për deputetin Braçe. “Unë dua ta ndaj pak në fillim, nuk dua të komentoj ende një proces që nuk ka marrë formën e një diskutimi politik. Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm për deputetin Braçe, për temat që ai ngre, por mbi të gjitha për mënyrën se si ai e ushtron, si me thënë, moralisht profesionin e deputetit, duke qenë gjithë kohës pranë komunitetit. Ky...
Burimi:
javanews.al