Braçe denoncon rritjen e çmimeve të fruta-perimeve në Tiranë: Nuk ka lidhje nafta, por…

Braçe denoncon rritjen e çmimeve të fruta-perimeve në Tiranë: Nuk ka lidhje nafta, por…

Deputeti i Tiranës, Erion Braçe, vijon të denoncojë publikisht rritjen e çmimeve të fruta-perimeve në kryeqytet, edhe përtej Njësisë numrër 5, ku ai mori pjesën më të madhe të votave në zgjedhjet e vitit 2025. Kësaj radhe Braçe ka monitoruar shitjen e fruta-perimeve në njësitë nr.2 dhe nr.3 të Tiranës. Deputeti socialist thotë se “çmimet janë çmendur”, duke përmendur domaten e cila shitet 350 lekë/kg, dhe speci 450 lekë/kg. Reagimi i plotë i Erion Braçes: “Nga 5-sa, tek 2-shi, 3-shi sot paradite; kujtova se ishte shtrenjtë vetëm te 5-sa, në fakt e gjeta shtrenjtë edhe tek 2-shi – Shkolla e Baletit, 3-shi – Bryli! Të njëjtat produkte, të njëjtat çmime! Perimet janë çmendur dhe ky është hall i madh! Domatja vijon me 300-350 lekë/kilogram; është e importit...