Bordi i Paqes, Rama: Nuk janë ftuar të gjitha shtetet e OKB-së, Shqipëria s’do paguajë 1 mld euro

Bordi i Paqes, Rama: Nuk janë ftuar të gjitha shtetet e OKB-së, Shqipëria s’do paguajë 1 mld euro

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me ftesën që i ka bërë Presidenti amerikan, Donald Trump, që Shqipëria të jetë pjesë e Bordit të Paqes. Kreu i qeverisë thotë se nuk janë të vërteta lajmet që në Bordin e Paqes janë ftuar të gjitha shtetet e OKB-së, që Shqipëria do të paguajë 1 miliardë euro apo që palestinezët do të vijnë në Shqipëri. “Tenxheret politike mediatike po bubullojnë e gërrgërrojnë aq fort sa thua se në Bordin e Paqes së Presidentit Trump nuk është ftuar Shqipëria, po një vend armik i Shqipërisë! Në Bordin e Paqes janë ftuar të gjitha shtetet e OKB. GËNJESHTËR! Shqipëria do të paguajë 1 miliardë EURO. GËNJESHTËR! Palestinezët do të vijnë në Shqipëri. GËNJESHTËR”, shkruan Rama. Sipas Ramës, këto...