Bordi i Paqes, Rama: Kam marrë ftesë nga Trump, këtë javë udhëtoj drejt Uashingtonit
Kryeministri Edi Rama zbuloi se ka marrë një ftesë nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për të vizituar Uashingtonin në ditët në vijim, në kuadër të themelimit të Bordit të Paqes. Në podkastin “Flasim”, Rama iu përgjigj kritikave që, sipas tij, kishin vënë në dyshim ekzistencën e ftesës. Ai iu referua debateve në Kuvend, duke i cilësuar pretendimet e opozitës si të pabazuara dhe “qesharake”. Sipas Ramës, Shqipëria nuk do të kontribuojë financiarisht për anëtarësimin apo për qëndrimin si anëtare e përhershme në këtë bord, por do të përfaqësohet përmes rolit dhe reputacionit të saj ndërkombëtar. “Më ka ardhur këtë javë ftesa nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara për të vizituar Uashingtonin në ditët në vijim për atë që e kam...
Burimi:
vizionplus.tv