Bordi i Paqes/ Qeveria amerikane FALENDERON Shqipërinë, zbulon detyrat në Gaza

Bordi i Paqes/ Qeveria amerikane FALENDERON Shqipërinë, zbulon detyrat në Gaza

Qeveria amerikane vlerëson vendimin e Shqipërisë për t’iu bashkuar Bordit të Paqes për Gazën dhe mbështetjen ndaj planit të Presidentit Donald Trump. Në përgjigjen për Report Tv, një zyrtar tregon se përfshirja e Shqipërisë do të ketë objektiv çmilitarizimin e Gazës, çmontimin e infrastrukturës terroriste, çaktivizimin e armëve të përdorura nga terroristët dhe garantimin e sigurisë së civilëve palestinezë. ”Mbi 20 vende anëtare i janë bashkuar Bordit të Paqes, duke përfaqësuar rajone dhe perspektiva të ndryshme, të bashkuara nga një përkushtim i përbashkët për paqe dhe stabilitet në Gaza. Ne e vlerësojmë vendimin e Shqipërisë për t’iu bashkuar Bordit të Paqes si anëtare themeluese, si dhe mbështetjen e Shqipërisë për planin e paqes për Gazën të Presidentit Donald Trump”, tha një zyrtar i administratës amerikane. Në...