Bordi i Paqes prezanton faqen zyrtare, vendosen flamujt e Shqipërisë e Kosovës! Rama shfaqet krah Donald Trump

Bordi i Paqes prezanton faqen zyrtare, vendosen flamujt e Shqipërisë e Kosovës! Rama shfaqet krah Donald Trump

Pas inaugurimit më 19 shkurt në Uashington, Bordi i Paqes ka hapur faqen zyrtare të internetit. Në të janë publikuar edhe 28 shtetet themeluese ku figurojnë Kosova e Shqipëria si anëtare. Konkretisht shtetet anëtare janë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria, Kosova, Turqia, Arabia Saudite, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Pakistani, Izraeli, Egjipti, Jordania, Kazakistani, Uzbekistani, Paraguai, Maroku, si dhe vende të tjera nga Evropa, Azia, Afrika dhe Amerika Latine. Vihet re se kryeministri Rama shfaqet menjëherë në krah të Donald Trump. Në Kartën e Bordit, renditen të gjitha parimet dhe synimet e tij. “Duke deklaruar se paqja e qëndrueshme kërkon gjykim pragmatik, zgjidhje të shëndosha dhe guxim për të lënë pas qasje dhe institucione që shpesh kanë dështuar; Duke njohur se paqja e qëndrueshme mbillet kur njerëzit fuqizohen për të marrë...