Bordi i Paqes, presidenti Trump realizon foton familjare me liderët! Të pranishëm Rama dhe Osmani
Presidenti Donald Trump mbledhi sot liderët e vendeve, që kanë pranuar për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes. Mes 26 liderëve, është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili do të firmosë pjesëmarrjen në këtë bord. Presidenti i SHBA, Donald Trump ka bërë foton familjare me liderët që janë të pranishëm në takimin inaugurues për Bordin e Paqes. Pjesë e takimit do të jetë edhe Shqipëria, e përfaqësuar nga kryeministri Rama, dhe Kosova që do të përfaqësohet nga Vjosa Osmani. Takimi u zhvillua në kuadër të inaugurimit të Bordit të Paqes, një nismë e re ndërkombëtare ku liderët e shteteve angazhohen për bashkëpunim dhe dialog global. Presidenti Trump shtrëngoi duart me pjesëmarrësit, ndër ta edhe me kryeministrin Rama dhe presidenten Osmani, duke shënuar...
Burimi:
javanews.al