Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike
Kryeministri Edi Rama, ka shpërndarë sot, 18 janar, ftesën që ka marrë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump që Shqipëria të jetë pjesë e Bordit të Paqes për Gazën. Trump e ka ftuar Ramën për të përfaqësuar Shqipërinë që të bashkohet si shtet anëtar themelues dhe të bëhet palë në Statutin e Bordit të Paqes. Ai thotë se kjo arritje do të bëjë së bashku një grup kombesh të dalluara që janë gati të marrin mbi supe përgjegjësinë fisnike të ndërtimit të paqes së përhershme. Sipas Trump ky nder është i rezervuar vetëm për ata që janë të përgatitur të udhëheqin me shembullin e tyre. Sipas Trump, Shqipëria ftohet që t’i bashkohet bordit si anëtar themelues dhe më pas të bëhet...
Burimi:
javanews.al