“Bordi i Paqes” kalon nesër për ratifikim në Parlament, PD: S’kemi marrë njoftim nga Peleshi
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ka njoftuar se nuk ka marrë asnjë lajmërim për zhvillimin e një seance plenare ditën e nesërme. Përmes një njoftimi për mediat, Grupi i PD bën të ditur se sipas rregullores së Kuvendit, mbledhja e seancës plenare dhe rendi i ditës, i njoftohen deputetëve dhe publikut, si rregull 7 ditë përpara, por jo më vonë se 2 ditë përpara datës së caktuar për seancë plenare. Sipas PD, Kuvendi duhet të respektojë rregullat e parashikuara nga Kushtetuta, në mënyrë që të mos cënohen transparenca dhe llogaridhënia ndaj qytetarëve. Kujtojmë se ditën e nesërme Parlamenti do të mblidhet për të ratifikuar vendimin e Qeverisë, që Shqipëria të aderojë në Bordin e Paqes për Gazën. PD ende nuk ka një qëndrim të prerë...
Burimi:
javanews.al