Bordi i Paqes, eurodeputeti gjerman debat me Ballën: Pse Shqipëria merr pjesë, ndërsa BE nuk e ka bërë

Bordi i Paqes, eurodeputeti gjerman debat me Ballën: Pse Shqipëria merr pjesë, ndërsa BE nuk e ka bërë

Komiteti i Politikës së Jashtme të PE vijon axhendën në Shqipëri ku gjatë takimit në Kryesinë e Kuvendit me kreun e grupit të PS Taulant Balla, ka pasur debate për Bordin e Paqes. Eurodeputeti gjerman Michael Gahler ka kërkuar shpjegime pse Shqipëria ka pranuar menjëherë pranimin në Bordin e Paqes. Gjithashtu, sipas raportimeve në media, mësohet se kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka thënë se për sa i përket SHBA-ve, ne kemi një marrëdhënie të veçantë, si dhe i ka kërkuar Gahler-it të pyesë Këshillin Europian pse si BE nuk keni një pozicion të përbashkët për këtë.