“Boll trauma ka PS tani…”, Braçe: Kërkoj proces real për zgjedhjen e kandidatit për Tiranën

“Boll trauma ka PS tani…”, Braçe: Kërkoj proces real për zgjedhjen e kandidatit për Tiranën

Deputeti i Partisë Socialiste, Eron Braçe, në një intervistë për “Top Story” në Top Channel, ka folur për ambicien e tij për kryebashkiak të Tiranës. Ai theksoi se gjithçka duhet të vijë përmes një procesi të hapur dhe të ndershëm brenda partisë. Sakaq, për Ogerta Manastirliun, ai tha që nëse del ajo nga procesi, atëherë le ta përfaqësojë ajo PS, ndërsa shtoi se nuk merret me individë. Ai kërkoi një proces real dhe transparent për përzgjedhjen e kandidatit, ndryshe nga ai i mëparshmi që, sipas tij, ishte vetëm formal. “Nëse ka një proces të lirë dhe të hapur, pa trysni dhe pa ndikim nga presidiumet, patjetër. Lajmin nga mbledhja e asamblesë së njësisë nr. 1 nuk e kam nxjerrë unë. Doja që të mbetej brenda...