Boçi zbulon planin e PD: Po mendojmë të futemi në grevë urie ose të ngujohemi në Parlament

Boçi zbulon planin e PD: Po mendojmë të futemi në grevë urie ose të ngujohemi në Parlament

Deputeti demokrat Luçiano Boçi e ka cilësuar protestën e së hënës (22 dhjetor) para kryeministrisë si “fillimin e një procesi protestues pa kthim”. Në emisionin “Tema e Ditës” me Arbër Hitajn në RTSH, ai deklaroi se Partia Demokratike po diskuton edhe hapa të tjerë radikalë, si greva e urisë apo ngujimi në parlament. “Protestë që do të shoqërohet me protesta të tjera dhe me forma të tjera, duke u kombinuar edhe me atë protestë që na e kanë kërkuar edhe demokratët, qëndrim që duhet të mbajë grupi parlamentar brenda parlamentit, duke kaluar në veprime që frymëzojnë. Një prej tyre është greva e urisë, apo ngujimi në parlament dhe është shprehur gatishmëria nga anëtarët e grupit parlamentar në mbledhjen e fundit dhe këto janë hapa që...