Boçi: Rama nuk ka më mbështetje ndërkombëtare, narko-regjimi i tij po rrënohet nga brenda dhe jashtë
Luciano Boçi, argumenton se sinjalet nga Uashingtoni janë bërë gjithnjë e më të qarta dhe publike. Sipas zotit Boçi, pika e kthesës ishte mungesa e një urimi zyrtar nga pala amerikane për rezultatin e zgjedhjeve, e cila u pasua nga një “kreshendo” kritikash ndaj mënyrës së qeverisjes së kryeministrit Edi Rama. Duke folur në një intervistë televizive, deputeti demokrat deklaroi se partnerët strategjikë e shohin Shqipërinë si një “narko-regjim”, suksesi politik i të cilit mbështetet tek korrupsioni dhe bashkëpunimi me krimin. “Shtetet e Bashkuara e dinë shumë mirë, burimet e tyre janë të pakontestueshme, që në Shqipëri kemi një narko-regjim,” theksoi ai, duke shtuar se kjo qeverisje ka ndërtuar “inxhinieringun e rrëmbimit të zgjedhjeve” për t’u konfirmuar në pushtet. Kjo, sipas tij, dëshmohet nga arroganca,...
Burimi:
ntv.al