Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

I ftuar mbrëmjen e sotme, 12 mars, në emisionin “Përballë lajmit ” në Klan News, ishte nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, i cili dha një vlerësim në lidhje me kërkesën e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, e cila u rrëzua me 82 vota kundër, gjatë seancës së Kuvendit, ditën e sotme. Boçi tha se Parlamenti ka dalë nga funksioni dhe statusi i tij është në duart e Ramës për të goditur dretësinë, gjë e cila sipas tij, nuk ka ndodhur më parë, pasi imuniteti më shumë ruan integritetin e fjalës dhe të mendimit të deputetit dhe jo paprekshmërinë e tij në raport me një hetim apo kërkesë të drejtësisë. “Sot kemi një keqpërdorim të Parlamentit, kemi një krizë pushtetesh në Shqipëri, krizë...