“Bllokoi foltoren dhe pengoi seancën”, PS kërkon përjashtimin me 20 ditë të Agron Shehajt nga parlamenti

“Bllokoi foltoren dhe pengoi seancën”, PS kërkon përjashtimin me 20 ditë të Agron Shehajt nga parlamenti

Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e kreut të Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj me 20 ditë nga punimet e parlamentit. Sipas PS, në seancën e së hënës Shehaj ka bllokuar foltoren dhe pas tërheqjes së vëmendjes ai nuk e ka liruar atë duke penguar vazhdimin normal të seancës parlamentare. Sekretariati për Procedurat, Votimin dhe Etikën do të mblidhet sot në orën 12:00 për të vendosur për përjashtimin ose jo të Shehajt me 20 ditë. “Gjatë zhvillimit të seancës sipas listës së diskutantëve deputeti Agron Shehaj mori fjalën brenda minutazhit të parashikuar nga Rregullorja e Kuvendit. Megjithatë, pas përfundimit të kohës prej 2 minuta, deputeti Agron Shehaj nuk u largua nga foltorja, duke mbajtur të bllokuar foltoren e Kuvendit, në kundërshtim dhe në shkelje të Rregullores. Në zbatim nenit...