Bllokimi i juglindjes, Rama: Rruga e shembur Librazhd-Prrenjas nuk ka asnjë lidhje me korrupsionin

Bllokimi i juglindjes, Rama: Rruga e shembur Librazhd-Prrenjas nuk ka asnjë lidhje me korrupsionin

Rruga e shembur Librazhd-Prrenjas nuk ka asnjë lidhje me korrupsionin dhe rrëshqitja e dherave në këtë aks nuk ka asnjë lidhje me korrupsioni. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë podcastit “Flasim”, duke hedhur poshtë pretendiumet që janë ngritur deri tani. Ndërtimin e Korridorit të 8, që kalon në këtë aks, Rama e cilësoi si një nga veprat më kuptimplota të Shqipërisë së viteve pas rënies së regjimit. Fjala e plotë e Ramës: Dua të ndalem këtu edhe një herë për të adresuar një zhurmë të jashtëzakonshme bombash artizanale që shpërthyen në të tëra 700 tenxheret politike-mediatike të Shqipërisë, lidhur me një fatkeqësi natyrore ose siç quhet në kontratat e infrastrukturës, një ndërhyrje e një force madhore pra që s’ka të bëjë me njeriun, po...