Bllokimi i aksit juglindor/ Berisha: Rrugën nuk e shembi moti, por e shembi korrupsioni!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas bllokimit të segmentit rrugor Librazhd-Prrenjas, që ka paralizuar mijëra njerëz dhe gjithë zonën e juglindjes. Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, Berisha ka akuzuar qeverinë për korrupsion dhe paligjshmëri. Sipas Berishës, situata ka lënë të bllokuar për orë të tëra qindra qytetarë në juglindje të vendit. Ai hodhi poshtë pretendimet se dëmtimi i rrugës është shkaktuar nga kushtet atmosferike, duke e lidhur situatën me ndërhyrje të paligjshme në shtratin e lumit. Lideri demokrat tha se rrugën nuk e shembi moti, por e shembi korrupsioni. Berisha akuzoi drejtpërdrejt ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, për papërgjegjshmëri dhe lejim të ndërhyrjeve të paligjshme. Reagimi i kreut të PD, Sali Berisha: Sot tërë ditën i gjithë juglindja e vendit,...
Burimi:
ntv.al