Bllokada e Trump për vizat, Andi Bushati: Politika amerikane më raciste se ajo e Hitlerit

Bllokada e Trump për vizat, Andi Bushati: Politika amerikane më raciste se ajo e Hitlerit

Analisti Andi Bushati, ka folur për pezullimin e vizave emigruese nga SHBA për 75 vendeve, mes të cilave edhe Shqipëria me Kosovën. Bushati tha se kjo është një politikë raciste, e cila e klasifikon njeriun si “përtac” që nuk punon në bazë të kombësisë. “Nuk ka vend për ndonjë alarm, apo siç u shit nga një pjesë e madhe, që Amerika na futi në listë të zezë, por është një politikë e brendshme e administratës Trump, që me shembuj barbarë, ka treguar se është administratë ksenofobe, kundër emigrantëve, mandati i parë i murit, tani mburret që kemi pakësuar emigracionin, etj. Ajo që më shqetëson te kjo politikë, nga e cila preket një pjesë e Shqipërisë, i vetmi shpjegim që na është dhënë, e publikoi edhe Trump...